Duket e pabesueshme ajo që po ndodh në “Metropolitano”, në sfidën e kthimit mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, për të përcaktuar ekipin që do të kalojë në gjysmëfinale.
Pas 24 minutash lojës, katalanasit udhëheqin 0-2. Barcelona ka gjetur avantazhin që në minutën e 4-të, me anë të Lamine Yamal.
Pas një topi të humbur nga Clement Lenglet dhe asistit të Ferran Torres, Lamine Yamal e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetën e portierit Juan Musso. Në minutën e 24-të, pas një aksioni të gjatë të katalanasve dhe asistit të Dani Olmo, ishte Ferran Torres që dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës.
Tashmë çdo gjë barazohet, duke ditur që rezultati i ndeshjes së parë ka përfunduar 0-2 për Atletico Madridin.