Roma ka marrë fitoren e tretë rresht në këtë sezon të ri, pasi sonte mundi 2-1 Atalantën, në sfidën e luajtur në “Olimpico”. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rasti i vetëm i rrezikshëm i pjesës së parë ishte goditja me kokë e Gianluca Mancini, e pritur në mënyrë të shkëlqyer nga Marco Carnesecch.
Pjesa e dytë nis më mirë për Atalantën, që gjen golin në minutën e 47-të, me Ederson. Braziliani përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë.
Teilen: