Sunday, 19. April 2026
Futboll

Como dje, Roma sot. Juventus merr një tjetër “dhuratë”, barazim në “Olimpico” mes verdhekuqve dhe Atalantës (video)

GS 18/04/2026 1 Min. Lesezeit

Roma ka bëë një hap fals në garën për vendin e katërt në Serie A, pas barazimit 1-1 në “Olimpico” ndaj Atalantës, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të.

Bergamaskët gjetën të parët avantazhin në minutën e 12-të, ku pas një topi të humbur nga Stephan El Shaaraëy dhe asistit të
Marten de Roon, ishte Nikola Krstovic që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në fund të pjesës së parë, Roma barazon shifrat me Mario Hermoso, i cili shënoi me një goditje të bukur gjysmë-vollej brenda zonës, pas asistit me kokë të Devyne Rensch.

Pjesa e parë mbyllet 1-1, por rezultati nuk ndryshon as në 45 minutat e dyta. Sfida mbyllet 1-1. Roma renditet në vendine gjashtë me 58 pikë, duke i dhënë mundësinë e madhe Juventusit të shkëputet nëse fiton nesër ndaj Bologna. Në vend të pestë është Como, por me 58 pikë, që u ndal dje pas humbjes 2-1 ndaj Sassuolos. Atalanta renditet e shtata me 54 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: