Monday, 1. June 2026
Futboll

Como godet sërish në merkato, arrin marrëveshjen me Real Madridin për transferimin e Nico Paz të ri

GS 01/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pas suksesit me Nico Paz, i cili në fakt do të rikthehet te Real Madrid këtë verë, Como ka gati marrëveshjen e radhës me klubin madrilen. Como dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Cesar Palacio, mesfushorit 21-vjeçar, një nga lojtarët e rinj më premtues të Castilla gjatë sezonit të fundit.

Marrëveshja do të jetë sipas një formule të njohur në Valdebebas: një transferim në një klub konkurrues, mbajtja e 50% të të drejtave të lojtarit dhe klauzola të favorshme që lejojnë një blerje në të ardhmen, njësoj siç po ndodh me rastin e Nico Paz, apo me Jacob Ramon i cili po ashtu ka ndjekur të njëjtën rrugë.

Real Madridi nuk është se po i mbyll derën Palacios, por përkundrazi po i jep mundësinë të fitojë eksperiencën e nevojshme, para se të jetë gati për ekipin e parë.

Teilen: