Sunday, 5. April 2026
Sport

Como i beson Fabregasit, gati marrëveshja e re me ish-lojtarin spanjoll

GS 06/06/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra italiane, Como ka arritur të ngrihet në elitën e futbollit italian për herë të parë pas 21 vjetësh.

Dhe siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, skuadra italiane ka vendosur ta mbajë si trajner të skuadrës ish-lojtarin, Cesc Fabregas.

Kishte zëra se Fabregasi, do i bashkohej stafit të Chelseat pas largimit të Pochettinos, por spanjolli është i fokusuar te Como.

Fabregasi, ka qenë edhe asistent i trajnerit Roberts ku nën drejtimin e tyre skuadra përfundoi në vendin e dytë në Serie B, duke fituar ngritjen automatikisht në Serie A.

Teilen: