Për ditën e sotme (2 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Pas orëve të pasdites mot përsëri kryesisht i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe male era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
/rtsh.al/
Teilen: