Francisco Conceicao foli për rolin e Cristiano Ronaldos te Portugalia: “Kur bëhet fjalë për shënimin e golave, nuk është askush tjetër si ai”. Anësori i Juventusit, megjithatë, sqaroi se skuadra nuk ndihet e detyruar ta kërkojë gjithmonë atë, siç raportohet nga A Bola: “Unë ia kaloj topin kujtdo që është në pozicionin më të mirë, nuk jemi të detyruar ta kërkojmë. Ne bëjmë gjithçka instinktivisht, është çështje milisekondash”.
Më pas vazhdoi duke treguar për CR7: “Ai është një shembull për karrierën që ka pasur dhe urinë që tregon çdo ditë. Nëse ai, i cili tashmë ka fituar kaq shumë, ende e ka këtë dëshirë, e jona duhet të jetë edhe më e madhe”.
Teilen: