Tuesday, 5. May 2026
Sport

Conference League 2025-20026/ Lushkja thotë “lamtumirë” me dy gola, Olimpija Ljubljana eliminon Egnatian

GS 14/08/2025 2 Min. Lesezeit

Barazimi në Lubjanë kishtë lënë të hapur çështjen kualifikim për Egnatian, e cila zhvilloi sot në mbrëmje një ndeshje më dy fytyra përballë ekipit të Olimpija-s.

Regi Lushkja çeli serinë e golave në minutën e 6’, por ekipi mik përmbysi gjithçka falë Jelenkoviç (32’) dhe Marin (79’).  Minutat e fundit të ndeshjes ishin decizive për vendasit, të cilët u dënuan që të luanin me një lojtar më pak pasi Yahaya u ndëshkua me të verdhë dy herë brenda pak minutash.

Inferioriteti numerik nuk pengoi ekipin e Tetovës që të shfrytëzonte entuziazmin e publikut vendas për të gjetur edhe golin e dytë, i cili kishte për autor të përhershmin, Lushkja (86’).

Për të vendosur se cila prej skuadrave do të kalonte për më tej u luajtën edhe dy shtesat nga 15’ ku ekipi mik shfrytëzoi lodhjen e vendasve, të cilët i ndëshkoi edhe dy herë të tjera me Durdov (99’) dhe Blanco (107’).

Me humbjen me shifrat 4-2 kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League 2025-2026. Tifozët vendas mund të ngushëllohen me faktin se asistuan në takimin e fundit të Regi Lushkjës me fanellën e Egnatias, pasi lojtari me shumë mundësi do të largohet këtë verë drejt kampionatit turk.

Teilen: