Pjesa e parë mes Dinamos dhe Pafos është mbyllur 0-0, e cila po luhet në “Elbasan Arena” dhe është e vlefshme për raundin e fundit kualifikues në Conference League.
Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte në minutën e 36-të, ku pas një prekje me dorë të topit nga Usni Ismaili, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet David Luiz, por topi përfundon jashtë kuadratit.
Në minutat në vijim vlen për t’u përmendur rasti i artë i Hekuran Berishës në shtesë, i cili nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë i vetëm përballë me portierin kundërshtar. Pjesa e parë mbyllet në barazim të bardhë 0-0.
Teilen: