Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të Conference League. Dy skuadrat shqiptare, që vazhdojnë aventurën në Kupat e Europës, kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në fazën e Play Off-it të Conference League.
Nëse arrin të eliminojë Olimpijan, Egnatia do të përballet në Play Off me fituesin e sfidës Lincoln Red Imps FC (Gjibraltar) – FC Noah (Armeni).
Nëse kalon me sukses Hajdukun e Splitit, Dinamo do të ndeshet me fituesin e çiftit Silkeborg-Jagellonia në Play Off.
Ndeshjet e para të play-off-it të UEFA Conference League do të luhen më 21 gusht, ndërsa ato të kthimit më 28 gusht.