Wednesday, 6. May 2026
Sport

Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Play Off

GS 04/08/2025 1 Min. Lesezeit

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të Conference League. Dy skuadrat shqiptare, që vazhdojnë aventurën në Kupat e Europës, kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në fazën e Play Off-it të Conference League.

Nëse arrin të eliminojë Olimpijan, Egnatia do të përballet në Play Off me fituesin e sfidës Lincoln Red Imps FC (Gjibraltar) – FC Noah (Armeni).

Nëse kalon me sukses Hajdukun e Splitit, Dinamo do të ndeshet me fituesin e çiftit Silkeborg-Jagellonia në Play Off.

Ndeshjet e para të play-off-it të UEFA Conference League do të luhen më 21 gusht, ndërsa ato të kthimit më 28 gusht.

Teilen: