Pas largimit me konsensus nga Napoli, në fund të sezonit, Antonio Conte duket se nuk do të pushojë gjatë. Edhe pse është folur shpesh kohët e fundit për një rikthim të Conte-s në krye të kombëtares italiane, për momentin 56-vjeçari ka në tavolinë tre oferta të tjera.
Sipas medieve italiane, Fenerbahçe ka bërë një propozim veçanërisht ambicioz ish-trajnerit të Juventusit dhe Napolit. Klubi i Stambollit thuhet se është gati t’i ofrojë atij një pagë vjetore të vlerësuar në 15 milionë euro.
Për Conte-n ka interes konkret edhe nga Arabia Saudite, që po ashtu janë oferta tejet fitimprurëse. Njëri nga klubet mësohet të jetë Al-Ittihad, që shkarkoi pak ditë më parë Sergio Conceicao-n. Emri i klubit të dytë nuk është zbuluar ende.