Trajneri Antonio Conte është i kërkuar nga disa skuadra në Serie A. Ai ka refuzuar të marrë një detyrë në mes të sezonit, por është shprehur i gatshëm të nisë nga e para një aventurë të re në Serie A. Conte nuk drejton që prej gait një viti, kur pranverën e kaluar u largua nga Tottenham.
Dhe skuadrat që janë vënë në radhë për të siguruar trajneri e njohur janë shumë: Milan, Roma e Napoli në radhë të parë, por edhe Juventus në rast se largohet Allegri. Ai është një nga trajnerët më të vlerësuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj Antonio Conte e gjen veten në qendër të tregut të transferimeve si shpëtimtari i atdheut të tij sezonin e ardhshëm.
MILAN – Mes ekipeve që synojnë të ndryshojnë drejtimin teknik pas katër vitesh e gjysmë është Milan. Negociatat me kuqezinjtë nuk janë sekret për askënd, ndaj trajneri aktual është i destinuar të paketojë valixhet. Milani dhe Conte kanë folur dhe ai duket të jetë emri në “pole position” për sezonin e ardhshëm. Thiago Motta është “Planii B”.
NAPOLI – De Laurentiis mori JO-në e Contes pas shkarkimit të Garcias për shkak të hezitimit të Antonios për të marrë një ekip në mes të sezonit. Gjithsesi, ai nuk ka ndërmend të humbasë mundësinë për të provuar përsëri në qershor. Fakti që trajneri ishte në stadium në ndeshjen Torino-Napoli ka shtuar dyshimin se çështja nuk është mbyllur ende, pavarësisht sugjerimit të fundit të Mourinho.
ROMA – Lamtumira e Mourinho dhe ardhja e një trajneri të përkohshëm si De Rossi, gjithashtu e bën të nxehtë rrugën që të çon te Roma. Linja e drejtpërdrejtë Conte-Friedkin mbetet gjithmonë në këmbë dhe shansi për ta parë atë në kryeqytet është gjithçka tjetër veçse një sugjerim.
JUVENTUS – Gjithmonë ekziston mundësia për t’iu rikthyer dashurisë së vjetër. Një mundësi që megjithatë lidhet me vendimin e Allegri për t’u larguar nga Juve në fund të sezonit. Thashethemet gjithnjë e më këmbëngulëse sugjerojnë se Max mund të vendosë të largohet, ndoshta pasi të ketë fituar trofetë për të cilët është në lëvizje të plotë.
Në atë rast thirrja nga Juventusi do të ishte e pamundur të injorohej.