Cristiano Ronaldo ka dhënë verdiktin e tij se kush do ta fitojë Premier League mes Arsenalit dhe Manchester Cityt në javën e fundit.
Portugezi po ndiqte ndeshjen e boksit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury të shtunën në mbrëmje, kur u takua me promotorin e famshëm të boksit Frank Warren.
Warren pyeti se kush do ta fitonte Premier League dhe Cristiano Ronaldo tha menjëherë se Topçinjtë nuk kishin asnjë shans për të fituar.
“Ata nuk do të fitojnë”, tha Ronaldo.
Sot është java e fundit e sezonit të Premier League dhe gara për titull ka arritur kulmin. Manchester City aktualisht kryeson renditjen me 88 pikë, i ndjekur nga ekipi i Mikel Arteta-s me 86 pikë.
Që Arsenali të ketë ndonjë shans për të fituar ligën, skuadra e Pep Guardiola-s duhet të humbasë pikë dhe Topçinjtë do të duhet të fitojnë ndeshjen e tyre të fundit.
Në rast se dy ekipet e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, Arsenal do të shpallej kampion sepse ka një diferencë golash (61) më të mirë se Citizens (60).
Nëse Manchester City fiton kampionatin sot, ata do të bëhen i vetmi klub që ka fituar Premier League për katër vite radhazi.
Arsenali do të përballet me Everton të Sean Dyche, ndërsa City do të përballen me West Ham të David Moyes.