Edhe kundërshtarët e Republikës Demokratike të Kongos e pranojnë: “S’kishim përgatitur asnjë ‘kafaz’ për CR7, është i plakur dhe nuk është më i njëjti”.
Paraqitja e vakët, barazimi i Portugalisë dhe tripleta e Messi-t. Nuk ishte debutimi që pritej në Botërorin 2026 nga Cristiano Ronaldo, i bombarduar nga kritikat, për herë të parë edhe nga tifozët e tij.
Sulmuesi 41-vjeçar i Al Nassr, në Kupën e 6-të të Botës u duk “i fikur” në fushë, aq sa edhe kundërshtarët e Republikës Demokratike të Kongos e kanë pranuar hapur. “Nuk është më i njëjti. Nuk kishim asnjë plan specifik për Cristiano Ronaldo-n, për të thënë të vërtetën. Kam respekt për një nga lojtarët më të mirë të historisë, por tani është i plakur. Kur arrin një farë moshe, nuk mund të bësh të njëjtat gjëra”, – ka thënë Mukau, lojtari i Lille, pas barazimit 1-1.
Këto fjalë nuk do t’i pëlqejnë CR7, por as trajnerit Roberto Martinez. Ky i fundit është kritikuar ashpër për faktin që vonoi aktivizimin e Gonçalo Ramos në vend të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”. “A po shohim të njëjtën ndeshje? Ka frikë të ndërrojë Ronaldo-n, nuk bëhet kështu trajner”. Këto ishin qëndrimet më të shumta në Portugali.
Duket gjithsesi e vështirë që kapiteni të ulet në stol, por nëse edhe ndaj Uzbekistanit do të shihet i njëjti Cristiano Ronaldo, rruga e Botërorit për të do të jetë një malore e fortë.