Wednesday, 24. June 2026
Sport

Cristiano Ronaldo rreh gjoksin: U bënë 23 vjet që u përgjigjem kështu kritikave!

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

“Janë 23 vjet që bëj kështu, duke iu përgjigjur kritikave. E rëndësishme ishte që të punoja për skuadrën dhe të kisha besim. Po punojmë shumë mirë dhe po përmirësohemi. Për veten do të thosha se janë objektiva prestigjiozë për t’u arritur, por preferoj ato të skuadrës.

Kemi kaluar një javë jo të lehtë, megjithatë jemi shokë që punojnë mirë bashkë”, – ka thënë pas fitores kundër Uzbekistanit Cristiano Ronaldo, autor i një dopuietë në fitoren e thellë të Portugalisë.

“Kemi dhënë një përgjgije të rëndësishme me këtë fitore, jemi këtu për t’u rritur gjatë zhvillimit të turneut, – ka pohuar trajneri i luzitanëve, Roberto Martinez. – Janë zhbllokuar yjet dhe jam shumë i kënaqur për rezultatin. Lëvizjet e Cristiano-s janë më të mirat në zonën e rreptësisë, ishte vetëm çështje kohe”.

Teilen: