• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cristiano Ronaldo vazhdon me gola

31/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo është një makineri që nuk ndalet kurrë.

Ylli portugez po vazhdon t’i mahnitë të gjithë me paraqitjet e tij, përkundër faktit se pas pesë ditësh do t’i mbushë 40 vjet.

“CR7” la gjurmë edhe mbrëmë në fitoren e Al-Nassr ndaj Al Raed me rezultat 2:1 në Saudi Professional League.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit e shënoi golin e parë të ekipit të tij pasi e devijoi një goditje të Marcelo Brozovic nga gjuajtja e lirë.

Por, kjo nuk ishte e tëra pasi veterani i sulmit kontribuoi edhe në golin e dytë të mysafirëve duke asistuar për shënuesin Al Boushail.

Me këtë rast, Ronaldo e regjistroi asistimin e 257-të në karrierë.

Përfaqësuesi portugez arriti në 80 kontribute, përfshirë këtu gola dhe asistime në 64 ndeshje të zhvilluara në Saudi Pro League.

Sa u përket golave, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka statistika të frikshme.

Ronaldo i ka shënuar 921 gola në karrierë dhe po shkon me hapa të sigurt drejt numrit jubilar prej 1000 golash.

“Është ndjenjë e mirë, por dua më shumë”, deklaroi portugezi mbrëmë pas lojës.

Pesë herë fituesit të Ligës së Kampionëve i nevojiten edhe 79 gola për ta arritur qëllimin e tij.

Edhe ashtu, aktualisht Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

Krahas 1000 golëshit, ai synon të luajë me Portugalinë në Kupën e Botës 2026, kur do të jetë 41 vjeç.

 

Next Post

Shezni nuk e fsheh: Djali im është tifoz me… Realin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.