Ilir Daja më në fund do të mund të drejtojë skuadrën nga pankina.
Siç dihet, timonieri i “Bluve” u dënua në ndeshjen e sezonit të kaluar që Dinamo luajti ndaj Vllaznisë në “Final – Four”. Nga Disiplina më pas u pezullua me 6 ndeshje, 3 prej të cilave tashmë i ka shlyer.
Ndërkohë për pjesën tjetër, klubi ka vendosur të paguajë për ta rikthyer Dajën në stol. Kështu ndaj Teutëas, Daja do të jetë pranë ekipit dhe do të drejtohet nga vetë ai.
Padiksutim ky është në vendim shumë i rëndësishëm dhe rikthimi i Dajës në pandikë ka sjellë një atmosferë mjaft pozitive në ekip. Kujtojmë se në mungesë të Ilir Dajës, ekipi është drejtuar nga djali i tij, Glen Daja.