Tuesday, 6. October 2026
Futboll

Dani Carvajal gjen ekipin e ri, por sërish nuk largohet nga Madridi

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pas skadimit të kontratës në fund të sezonit të kaluar me Real Madrid, Dani Carvajal vazhdon të jetë ende futbollist i lirë dhe në kërkim të një ekipi të ri.

AS raporton se fundmi se mbrojtësi i krahut të djathtë ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e La Ligës, Getafe, që e ka bazën në Madrid. Drejtuesit e klubit janë të interesuar për mbrojtësin duke ditur përvojën e tij dhe vetë lojtari duket i hapur ndaj kësaj sfide, sidomos për shkak të afërsisë me familjen dhe shtëpinë e tij.

Kjo gjë do t’i mundësonte të vazhdonte jetën në Madrid pa ndryshuar rutinën e përditshme. Ai gjithashtu e vlerëson projektin sportiv të Getafe dhe e sheh me interes mundësinë për të punuar nën drejtimin e trajnerit Jose Bordalas. Zyrtarizimi i marrëveshj pritet të vijë shumë shpejt. Klubi tani është në pritje të miratimit nga La Liga për kufijtë e Fair Play-t Financiar, përpara se të njoftojë marrëveshjen.

Teilen: