Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e fundit në Ligën A. Në Split, Kroacia po kryeson 1-0 ndaj Spanjës.
Sfida në Split u zhbllokua në minutën e 17-të, ku Ivan Perisic dërgoi me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e Unai Simon, pas goditjes së Igor Matanovic.
Në sfidën tjetër, Anglia po udhëheq 2-0 ndaj Rep. Çeke. Sfida në mitikun “Wembley” u zhbllokua në minutën e 27-të, ku Vladimir Coufal dërgon në portën e tij topin e futur në zonë nga Harry Kane.
Në minutën e 40-të, Anglia dyfishon shifrat me të zakonshmin Harry Kane, i cili gjeti rrjetën pas asistit të Morgan Rogers.
Teilen: