Monday, 11. May 2026
Sport

“Dardanet” gati për miqësoret ndaj Estonisë

GS 24/06/2025 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Sami Sermaxhaj, të martën ka publikuar listën e futbollisteve për dy ndeshjet miqësore ndaj Estonisë.

Sermaxhaj ka ftuar 23 futbolliste për këto miqësore, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Miqësorja e parë, luhet të shtunën, kurse e dyta më 1 korrik dhe të dyja ndeshjet zhvillohen në Talin të Estonisë.

“Këto ndeshje do të shërbejnë si fazë testuese para përballjeve në ‘play off-in’ e Ligës së Kombeve, ku kundërshtar do të jetë Turqia”, ka shkruar FFK.

Kosova përfundoi e dyta në Grupin 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve me shtatë pikë dhe nëpërmjet play-offit synon kthimin në Ligën B të kësaj gare.

Teilen: