Wednesday, 3. June 2026
Sport

Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren ndaj Andorrës

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Andorrës, e cila do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Edhe në këtë seancë stërvitore u punua me përkushtim, disiplinë të lartë dhe ritëm të mirë, derisa atmosfera në kampin dardan mbetet shumë pozitive.
Gjatë stërvitjes, portieri Arijanet Muriç ka ndier shqetësim në muskujt e kërdhokullës së djathtë. Stafi mjekësor i Kombëtares do t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme për të konstatuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim që mund ta lë jashtë fushës.

Teilen: