“Dashuria” e vjetër mes Lionel Mesit dhe Luis Suarezit pritet që të vazhdojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi uruguaian më në fund të lëvizë dhe t’ i bashkohet Mesit tek Inter Majemi në vitin 2024.
Skuadra e Devid Bekham që militon në MLS dëshiron të vazhdojë projektin e tyre “mini-Barcelona”. Transferimi i Mesit tek Inter Majemi është pasuar nga një zinxhir afrimesh të ish-yjeve të Barçës, Serxhi Buskets dhe Zhordi Alba. Tani është radha e mikut të vjetër të kapitenit të Argjentinës
Suarez më parë ka lënë të kuptohej se dëshira e tij ishte për t’u bërë ish-ylli i katërt i “Camp Nou” në Majemi, por uruguaiani vazhdon ende paraqitjen te brazilianët e Gremios.
Trajneri i Inter Majemit, Tata Martino, ka konfirmuar se ata po bëjnë plane të mundshme transferimi, duke përfshirë edhe afrimin e Luis një tentim transferimi për Suarez.
“Brenda analizës sonë për sezonin e ardhshëm dhe nevojave që mund të kemi, ne kemi një plan me Luisin dhe pa Luisin. Kur të vijë koha për të zyrtarizuar situatën e Suarez në Inter Majemi, ne do të jemi të përgatitur të shkojmë në drejtimin përkatës”, u shpreh trajneri Martino për ESPN.
Klubi brazilian i Gremios e ka konfirmuar planin për ta liruar Suarezin më herët nga kontrata e tij, pasi arritën në një marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës, i cili tani do të largohet nga klubi në dhjetor.
Një lëvizje në SHBA do të ishte gjithashtu e dobishme për Suarezin, në vitet e fundit të karrierës së tij, me uruguaianin që pranon se liga braziliane po e dëmton trupin e tij.
PANORAMASPORT.AL