Sunday, 17. May 2026
Sport

“Dashuria” e vjetër mes Lionel Mesit dhe Luis Suarez pritet të vazhdojë në Amerikë te klubi i Bekhamit

GS 20/10/2023 2 Min. Lesezeit

“Dashuria” e vjetër mes Lionel Mesit dhe Luis Suarezit pritet që të vazhdojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi uruguaian  më në fund të lëvizë dhe t’ i bashkohet Mesit tek Inter Majemi në vitin 2024.

mesi suarez

Skuadra e Devid Bekham që militon në MLS dëshiron të vazhdojë projektin e tyre “mini-Barcelona”. Transferimi i Mesit tek Inter Majemi është pasuar nga një zinxhir afrimesh të  ish-yjeve të Barçës, Serxhi Buskets dhe Zhordi Alba. Tani është radha e mikut të vjetër të kapitenit të Argjentinës

Suarez më parë ka lënë të kuptohej se dëshira e tij ishte për t’u bërë ish-ylli i katërt i “Camp Nou” në Majemi, por uruguaiani vazhdon ende paraqitjen te brazilianët e Gremios.

Trajneri i Inter Majemit, Tata Martino, ka konfirmuar  se ata po bëjnë plane të mundshme transferimi, duke përfshirë edhe afrimin e Luis një tentim transferimi për Suarez.

“Brenda analizës sonë për sezonin e ardhshëm dhe nevojave që mund të kemi, ne kemi një plan me Luisin dhe pa Luisin. Kur të vijë koha për të zyrtarizuar situatën e Suarez në Inter Majemi, ne do të jemi të përgatitur të shkojmë në drejtimin përkatës”, u shpreh trajneri  Martino për ESPN.

Klubi brazilian i  Gremios e ka konfirmuar planin  për ta liruar Suarezin më herët nga kontrata e tij, pasi arritën në një marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës, i cili tani do të largohet nga klubi në dhjetor.

Një lëvizje në SHBA do të ishte gjithashtu e dobishme për Suarezin, në vitet e fundit të karrierës së tij, me uruguaianin që pranon se liga braziliane po e dëmton trupin e tij.

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: