David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder i Britanisë së Madhe. Lajmi u bë i bujshëm pas publikimit të listës më të fundit të të pasurve të Sunday Times për vitin 2026.
Së bashku me gruan e tij Victoria, ish-futbollisti i Manchester United, Real Madrid, Milan dhe PSG po korr suksese të mëdha financiare, sidomos pas kontratave fitimprurëse të sponsorizimit dhe aksionet e klubit Inter Miami.
Pasuria e çiftit ka kaluar zyrtarisht shifrën prej 1.15 miliardë eurosh, duke arritur në rreth 1.363 miliardë euro këtë vit.
Beckham ka zhvendosur në vendin e dytë familjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Formula 1, Bernie Ecclestone.
Teilen: