Monday, 3. August 2026
Sport

Davies do t’i bashkohet Real Madridit

GS 26/02/2024 1 Min. Lesezeit

Alphonso Davies do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit prej edicionit të ardhshëm, ka njoftuar “The Athletic” të hënën.

Bëhet e ditur se mbrojtësi i krahut të majtë, tashmë ka arritur marrëveshje personale me Realin, ekip që ka nisur negociatat me Bayernin për transferimin e tij këtë verë.

Davies tashmë ka njoftuar edhe Bayernin për vendimin e tij që ta vazhdoj karrierën te Real Madridi pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.

Ai me Realin do të firmos kontratë deri në vitin 2029, ndërsa Bayerni për kartonin e tij po kërkon të paktën 50 milionë euro. 23-vjeçari ka 1 gol e 3 asistime këtë edicion në 27 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat.

 

Teilen: