Sunday, 17. May 2026
Sport

De Bryjne flet për të ardhmen: Nuk e di ku do vazhdoj të luaj, por nuk dua të ndalem

GS 13/04/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Kevin De Bryjne ka vendosur që në fund të sezonit t’i thotë lamtumirë Mançester Sitit, por jo futbollit. de bryjneNë moshën 33-vjeçare, ai ndjen se ka ende shumë për të dhënë dhe e ardhmja mbetet e hapur. Pas fitores 5-2 ndaaj Kristal Palas, belgu deklaroi se mund të qëndrojë edhe në Angli, por duhen shikuar edhe propozimet.

“Të jem i sinqertë, nuk e di. Mund të ketë një shans për të qëndruar në Angli. Më duhet ende të flas me klubet dhe mbi të gjitha me familjen time. E di që nuk jam më aq i ri, por ende ndihem i aftë të luaj në një nivel shumë të lartë. Nëse vjen një projekt interesant, unë jam gati të dëgjoj”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: