Friday, 14. August 2026
Futboll

De Jong mbrohet për dëmtimin: Gjithçka thuhet janë lajme të rreme, po dëmtojnë imazhin tim

GS 14/08/2026 2 Min. Lesezeit

Frenkie de Jong, 29 vjeç, reagoi ashpër rreth dëmtimit të tij në gjurin e djathtë. Mesfushori holandez pësoi një dëmtim të ligamentit të brendshëm anësor gjatë Botërorit, një problem që e ka prekur shumë. De Jong foli për mediat e Barçës dhe u ankua se po publikohen informacione që, sipas tij, janë të rreme dhe synojnë të dëmtojnë imazhin e tij:

“Mua nuk më shqetëson nëse irritohem. Njerëzit mund të thonë se Frenkie është lojtar i keq, se nuk vlen për Barçën apo se ka luajtur keq, por tani po shkruhen kaq shumë gjëra të rreme. Dhe po vërej se kjo po dëmton imazhin tim. Po ndikon edhe në mënyrën se si njerëzit mendojnë për mua”.

Ai përmendi gazetarin Gerard Romero, duke mohuar pretendimin se kishte refuzuar të luante kundër Atlético Madridit në Champions sezonin e kaluar: “Është e rreme. Ëndrra ime është të luaj për Barçën, sidomos në ndeshjet e mëdha të Champions-it. Sigurisht që dua të luaj. Të gjithë duan të luajnë në ato ndeshje”.

De Jong mohoi gjithashtu problemet me Hansi Flick dhe drejtuesit e klubit: “Kam marrëdhënie shumë të mira me trajnerin. Flasim shumë. Edhe marrëdhënia ime me klubin është shumë e mirë”.

Pas ekzaminimeve në Barcelonë, De Jong po ndjek trajtim konservativ për dëmtimin e ligamentit në gjurin e djathtë.

 

Teilen: