Kosova ka shënuar një moment historik në sportin paralimpik, duke u përfaqësuar për herë të parë në një nga garat më prestigjioze të xhudos për sportistët e verbër, IBSA Judo Grand Prix, që po mbahet në Astana.
Flamurin e Kosovës në këtë kompeticion ndërkombëtar po e përfaqëson xhudisti Ardian Sopa, duke shënuar debutimin historik të vendit në arenën botërore të xhudos paralimpike.
Komiteti Paralimpik i Kosovës e ka cilësuar këtë pjesëmarrje si një arritje të madhe për sportin kosovar dhe një hap të rëndësishëm drejt promovimit dhe fuqizimit të sportistëve paralimpikë.
Në Astana, Sopa po shoqërohet nga trajneri i tij, Anton Cena, i cili prej vitesh është angazhuar në zhvillimin profesional të xhudistit kosovar.
Pjesëmarrja në IBSA Judo Grand Prix po konsiderohet jo vetëm sukses sportiv, por edhe një prezantim i rëndësishëm i Kosovës në skenën ndërkombëtare paralimpike. /Lajmi.net/
Teilen: