Monday, 31. August 2026
Sport

Debutim kundër Milanit, portieri Alen Sherri si Strakosha

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mina dhe Adomos do të jenë mungesat e sigurta të Kaljarit sot kundër Milanit.

alen-sherri-bind-qe-ne-debutim-me-cagliarin-mediat-italiane-vleresojne-performancen-e-portierit

Gjithashtu, pritet një rokadë në portë ku Simone Skufet mund t’i bëjë vend Alen Sherrit. Ky i fundit ka debutuar në Kupën e Italisë ku ka luajtur 90 minuta pa pësuar, por ende nuk e ka shijuar minutazhin në Serinë A.

Ashtu si Thomas Strakosha 8 vjet më parë, edhe portieri shqiptar i Kaljarit mund të zhvillojë premierën e tij në kampionat pikërisht kundër kuqezinjve

Kjo zgjedhje e trajnerit Davide Nikola nuk është ende e sigurt, por mund të ndikohet nga paraqitja e fundit e Skufet kundër Lacios, ku gardiani italian gaboi duke i dhuruar Diasë topin për goli e fitores laciale.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: