Në prag të sfidës së kthimit kundër Egnatias në Conference League, Olimpija e Ljubjanës prezanton trajnerin e ri.
Holandezi Erwin van de Looi do të drejtojë skuadrën sllovene dhe do të debutojë në krye të saj në Rrogozhinë të enjten në mbrëmje.
Erwin van de Looi ka firmosur një kontratë deri ën fund të sezonit me Olimpija e Ljubjanës. 53-vjeçari ka drejtuar më herët skuadrën Willem II, ka qenë trajner i kombëtares Under 21 të Holandës, ndërsa së fundmi ka drejtuar Heracles Almelo.