Wednesday, 6. May 2026
Sport

Llapi forcohet me Arbnor Aliun

GS 11/08/2025 1 Min. Lesezeit

Qendërmbrojtësi Arbnor Aliu është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit nga Podujeva.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të hënën e ka prezantuar Aliun, i cili me Llapin ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e tretë.

22-vjeçari rikthehet në Kosovë pas shumë vitesh karrierës në Gjermani, ku së fundmi ishte pjesë e ekipit Holstein Kiel II.

“Me klubin gjerman Holstein Kiel II kemi arritur marrëveshje për transferimin e tij, pasi Aliu ndodhej ende nën kontratë. Në karrierën e tij ndërkombëtare, Aliu ka përfunduar të gjitha grupmoshat e reja me Kombëtaren e Gjermanisë (U15–U18), si dhe ka zhvilluar dy ndeshje me Kombëtaren e Kosovës U21. Pas negociatave të suksesshme, Aliu i është bashkuar zyrtarisht Llapit, i bindur nga projekti dhe ambiciet e klubit. Ai pritet të japë një kontribut të madh në objektivat tona për vazhdimin e sezonit”, ka shkruar Llapi në njoftim.

Teilen: