Deçani është bërë gati për të pritur një nga ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare të këtij viti, Kampionatin Botëror Senior në Muaythai – IFMA 2026.
Kampionati do të zhvillohet nga 1 deri më 11 shtator, ku në Deçan do të mblidhen sportistë, delegacione dhe adhurues të sportit nga vende të ndryshme të botës, raporton lajmi.net
Ngjarja organizohet nga federata përkatëse në bashkëpunim me Komunën e Deçanit, me mbështetjen e sponsorëve dhe partnerëve.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet më 5 shtator, në ora 14:00, në Pallatin Sportiv “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe të gjithë dashamirët e sportit që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje dhe të ndjekin nga afër garat e kampionatit botëror./Lajmi.net/
Teilen: