Monday, 27. April 2026
Sport

Dede debuton me fitore te Ferizaj

GS 05/10/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i ri, Nevil Dede ka nisur aventurën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme në Kosovë.

Dede ka debutuar me fitore në krye te Ferizajt, ekip që triumfoi kundër Drenicës.

Të dielën, në ndeshjen e xhiros së tetë, Ferizaj triumfoi me rezultatin 2:0.

Valmir Nafiu dhe Donart Llabjani shënuan golat për fitoren e tretë të Ferizajt këtë sezon.

Me këtë fitore, Ferizaj ka tubuar 9 pikë, ndërsa Drenica mbetet në kuotën e 11 pikëve.

Teilen: