Ish-kampioni argjentinas, tashmë trajner i Independientes Karlos Tevez gjatë një interviste për “El Nueve” ka rrëfyer disa episode të cilat nxjerrin në pah edhe problemet sociale që ekzistojnë në Argjentinë.
“Në stërvitje unë bëj disa ushtrime shpejtësie të cilat janë të lidhura me neuronet. Kur lojtarët lodhen fizikisht, unë i detyroj të zgjidhin një problem matematikor. I pyeta sa bëjnë 2+2, por tre djem nuk e dinin dhe më thanë se nuk kishin mësuar të mblidhnin, shumëzonin apo të pjestonin. Ka shumë varfëri, lojtarët duhet të dinë të lexojnë që më pas të kuptojnë se çfarë kontrate firmosin. Së bashku me klubin do të nisim një projekt që pas stërvitjes, lojtarët të studiojnë me një mësues, dua që të studiojnë për të paktën dy orë”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL