Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani, për akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë. Prokuroria ka kërkuar që dënimi të konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Çështja lidhet me përfitimin e një apartamenti me sipërfaqe 128.4 metra katrorë në Tiranë, për të cilin Dogjani kishte deklaruar se e kishte marrë nga një shoqëri ndërtimi në këmbim të konsulencave juridike të ofruara dhe atyre që do të ofronte në të ardhmen.
Megjithatë, sipas hetimeve të SPAK, apartamenti nuk është përfituar në këmbim të shërbimeve juridike, por është blerë nga Dogjani përmes pagesave në para cash, në vlerën 121.980 euro.
/rtsh.al/
Teilen: