• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Delegohen gjyqtarët për xhiron e pestë

12/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së pestë që do të zhvillohen përgjatë tri ditëve.

Sot, është bërë delegimi i gjyqtarëve për pesë ndeshjet e xhiros së pestë, në të cilën do të jenë dy ndeshje derbi.

Prej kësaj xhirove do të ketë orar të ri të ndeshjeve, të cilat do të startojnë prej orës 15:00.

Njëri prej derbive është ai që luhet të shtunën në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinën, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Mentor Ajeti, i cili do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa e Meriton Berisha.

Ndërkohë, derbin tjetër, atë ndërmjet Llapit dhe Dritës që është në program të dielën, janë deleguar Erdall Zasella si gjyqtar kryesor kurse ndihmësit e tij do të jenë Edmond Zeqiri e Zgjim Rrahimi.

Gjyqtarët Visar Kastrati, Granit Hyseni e Bekim Rama janë në ndeshjen Dukagjini – Klina, ndërsa Ilir Mehmetit, Besnik Morinës e Bajram Kabashit i është besuar dueli Ferizaj – Suhareka.

Ndeshja Gjilani – Feronikeli ’74, luhet të hënën dhe e mbyll xhiron e pestë, ndërsa gjyqtarë janë Alban Shala, Arbnor Bullatovci e Gëzim Mehmeti.

Për këtë xhiro nuk është deleguar fare gjyqtari Genc Nuza, i cili nuk ishte në short.

Next Post

Real Madridi ‘i shqetësuar’ për tre brazilianët e tyre përpara rifillimit të La Ligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.