Saturday, 9. May 2026
Sport

Dellova mund të mbetet te CSKA

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Përkundër ofertave nga SHBA, Turqia e Rusia, mbrojtësi Lumbardh Dellova mund të mbetet edhe sezonin e ardhshëm te CSKA Sofja.

CSKA dhe Dellova ka disa muaj që po negociojnë për kontratën e re, e cila mund të bëhet zyrtare së shpejti pasi sinjalet janë pozitive nga të dyja palët.

Mësohet se Dellovës në ofertën e kontratës së re, i janë ofruar parametra më të mirë financiar, si dhe heqja e klauzolës së lirimit, të cilën mbrojtësi i Kosovës e ka në kontratën aktuale.

Dellova ka kontratë me CSKA Sofjen deri në vitin e ardhshëm dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 900 mijë eurosh.

27-vjeçari prej vitit 2024 është pjesë e ekipit bullgar, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 29 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, ku ka shënuar 2 gola në kampionat.

Teilen: