Sunday, 25. October 2026
Futboll

Dembele: Dyshuan për ne por jemi ende në tetor, do të jemi gati për të dueluar për trofetë

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pas mbrëmjes së madhe të PSG në stadiumin “Etihad”, me një fitore 4-2 në Champions League ndaj Manchester City, sulmuesi francez Ousmane Dembélé bëri komentet e tij për këtë sukses të kampionëve të Europës.

Sulmuesi francez, i cili shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 15-të, foli për paraqitjen e skuadrës dhe kritikat me të cilat ishin përballur: “Nuk na bëhet vonë fare që njerëzit dyshuan te ne”.

“Jemi ende në tetor, thjesht duhet të vazhdojmë në rrugën e duhur gjatë kësaj pjese të parë të sezonit dhe të përgatitemi për pjesën e dytë të sezonit. Atëherë duhet të jemi gati për të luftuar për trofetë“, tha fituesi i Topit të Artë.

Teilen: