Friday, 26. June 2026
Sport

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

GS 26/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ousmane Dembele ka qenë protagonisti absolut i përballjes mes Francës dhe Norvegjisë në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Sulmuesi francez realizoi tre gola brenda vetëm 25 minutave, duke i dhënë ekipit të tij një epërsi të hershme. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të, dyfishoi shifrat në minutën e 20-të, ndërsa në minutën e 32-të kompletoi edhe hat-trickun e tij.

Me këtë paraqitje mbresëlënëse, Dembele ka arritur në kuotën e katër golave në këtë edicion të Kupës së Botës, duke u barazuar me bashkëlojtarin e tij te Franca, Kylian Mbappe, në krye të listës së golashënuesve të ekipit.

Teilen: