Sunday, 17. May 2026
Sport

Dënim shembullor për trajnerin/ FIFA e pezullon për 20 vjet dhe e gjobit me 100 mijë euro

GS 20/10/2023 1 Min. Lesezeit

Një dënim shembullor vjen nga FIFA, që njoftoi këtë të premte pezullimin për një periudhë 20-vjeçare të ish-trajnerit të futbollit të moshave të Republikës Demokratike të Kongos, Jonathan Bukabakva, pas një abuzimi seksual me një të mitur. 

Soccer_World_Cup_Qualifiers_Player_Release_29895.jpg-9fcc8

“Vendimi është në përputhje me politikën e tolerancës zero të aplikuar nga FIFA ndaj të gjitha formave të dhunës në futboll”, lexohet në deklaratën e organizatës, e cila krahas pezullimit të aplikuar, e gjobiti ish-trajnerin me 100 mijë euro. 

Organi më i lartë i futbollit tha gjithashtu se kishte krijuar një forum specifik alarmi në internet për të “komunikuar në mënyrë konfidenciale problemet e mundshme në mënyrë që të arrihet parandalimi i rasteve të tilla”, thuhet në njoftimi zyrtar.  

Kujtojmë që denoncimet fillimisht erdhën në platformat mediatike, ndërkohë që u konkluduan me një dënim shembullor.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: