Tuesday, 29. September 2026
Sport

Dënohet trajneri Besnik Hasi

GS 29/09/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri kosovar Besnik Hasi është dënuar me një ndeshje dhe 1800 euro për sjellje josportive ndaj gjyqtarit në ndeshjen e luajtur më 20 shtator, të cilën skuadra e tij Amedspor e fitoi 3:2 ndaj Beshiktashit.

Hasi u shfaq i nervozuar, ndërsa pas ndeshjes kishte vrapuar në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes, që i takoi javës së gjashtë të Superligës së Turqisë.

Për veprimet e tij pas ndeshjes, Hasi, është dënuar të martën nga Federata Turke e Futbollit, përkatësisht Bordi Disiplinor.

Amedspori është në vendin e parë me 13 pikë.

Tek Amedspori luajnë dy futbollistët e Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi.

Teilen: