Xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës sikurse edhe xhirot e mëparshme, do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, me duelet që do të luhen të premten, shtunën dhe dielën.
Megjithatë, kjo xhiro do të hapet me ndeshjen derbi ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, e cila luhet të premten nga ora 19:00, pra nën dritën e reflektorëve.
Kjo është edhe ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, duke pasur parasysh formën fantastike të skuadrës së Prishtinës, që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani.
Prishtina prinë në tabelë me 15 pikë, katër më shumë se Gjilani që zë vendin e katërt dhe ka një ndeshje më shumë të luajtura sesa bardhekaltrit.
Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, janë: Feronikeli ’74 – Vushtrria dhe Malisheva – Ballkani, që luhen të shtunën nga ora 16:00 kurse të dielën do të përballen Drenica – Llapi dhe Dukagjini – Drita, ndeshje kjo që nis në orën 19:00.