• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Derbi në merkaton e janarit: Milan dhe Inter në garë për yllin e Bayernit

24/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi milanez në merkaton e janarit.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkaton e janarit.

Interes për një përforcim janari në mbrojtje, si pjesë e ambicieve për titull. Interi dhe Milani po shikojnë të sjellin një mbrojtës qendror të pastër, pikë force për të tashmen dhe të ardhmen.

I piketuari kryesor është Kim Min-Jae, ish-qendërmbrojtësi i Napolit, aktualisht te Bayern Munich.

Interi kërkon një qendërmbrojtës pas De Vrij/Acerbi, duke parë Kim si kandidatin ideal për ta marrë rolin kryesor në një linjë me 3 ose 4 mbrojtës, falë forcës dhe teknikës së tij.

Megjithatë, pista për Kim nuk është aq e avancuar për Interin për shkak të pagës së lartë dhe sfidave ekonomike.

Interesimi është thjesht “vlerësim”. Milani kërkon përvojë dhe fizikalitet për mbrojtjen e tij me tre, siç ndodhi me Rabiot dhe Modric.

Nëse skuadra do të jetë ende në garë për titull në janar, marrëveshja me Kim mund të realizohet.

Situata e Kim te Bayern: kontratë deri më 30 qershor 2028, pagë 7 mln euro neto, por nuk konsiderohet titullar nga Kompany.

Vetëm 8 ndeshje ka luajtur këtë sezon, 3 në Bundesliga, duke kërkuar largim për shkak të pak hapësirave.

Next Post

Kategoria e Parë në RTSH: Apolonia fiton derbin, Iliria mposht Korabin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.