Monday, 13. July 2026
Futboll

Deschamps: Presioni bie më të në gjysmëfinale, ja pse Spanja është favorite

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, e ka cilësuar Spanjën favorite në prag të gjysmëfinales së Botërorit 2026. “E njohim mirë Spanjën. Është kampionia në fuqi e Europës, u përballëm me të edhe verën e kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Para Botërorit na konsideronin ne favoritë, por tani favorite është Spanja”, – deklaroi ai për “Movistar”, duke ia kaluar presionin kundërshtarit.

“Kjo iu shton më shumë presion atyre për gjithçka që kanë arritur, edhe pse humbën finalen e Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë. Gjithsesi, është një skuadër shumë e fortë, me shumë pika të forta”, – shtoi tekniku francez.

Në fund, Deschamps theksoi rëndësinë e sfidës: “Mbi të gjitha, kjo është një gjysmëfinale e Kupës së Botës dhe niveli pritet jashtëzakonisht i lartë.” Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj Spanjës që nga fillimi i turneut.

Teilen: