Friday, 24. April 2026
Futboll

Dëshira e radhës e Guardiolës kushton 120 mln euro, City hidhet në sulm për yllin e rivalëve

GS 23/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mediet angleze bëjnë me dije se Manchester City ka si objektiv për merkaton e verës transferimin e Enzo Fernandez. Largimi i Bernardo Silva këtë verë, fakti që Rodri futet në vitin e fundit të kontratës, e bëjnë të nevojshme ndërhyrjen në merkato në repartin e mesfushës.

Dhe mesa duket lojtari i zgjedhur nga Guardiola për të zëvendësuar Bernardo Silva-n është pikërisht ylli argjentinas i Chelsea-s, Enzo Fernandez. Megjithatë, largimi nga “Blutë” nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur që mesfushori është nën kontratë deri në vitin 2021.

Për të bindur Chelsea-n, Man. City është i gatshëm të ofrojë deri në 120 milionë euro për mesfushorin argjentinas. Përveç Man. City-t, në garë për Enzo Fernandez është edhe Real Madrid.

Vetë lojtari, ka shprehur pak ditë më parë publikisht dëshirën për të jetuar në Madrid. Për këtë gjë u pezullua për dy ndeshje nga drejtuesit e Chelsea-s. Por tani që futet edhe City në lojë, situata mund të ndryshojë.

Teilen: