Edon Zhegrova pritet së shpejti të prezantohet si përforcimi më i ri I skuadrës së Juventusit.
Ylli i Kosovës, tashmë ka marrëveshje personale me Juventusin, ekip që po negocion me Lillen për çmimin e kartonit të tij.
Zhegrova ka pranuar ofertën e Juventusit dhe tashmë palët kanë firmosur një parakontratë, e cila do të finalizohet me t’u arritur marrëveshja mes klubit nga Serie A dhe atij nga Ligue 1.
Klubet mund të darkordohen për një dëmshpërblim prej 15 deri në 20 milionë euro, duke pasur parasysh se Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në vitin e ardhshëm dhe ka kohë që ka kërkuar largimin.
Sulmuesi i krahut, është pajtuar me pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh tek Juventusi dhe kontratë valide deri në qershorin e vitit 2030.
26-vjeçari prej janarit të vitit 2022 është pjesë e Lillet kur iu bashkua nga Baseli dhe në 80 paraqitje në kampionatin francez, Zhegrova ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asistime.