Forma e dobët e Juventusit dhe dënimi i Federatës ka sjellë jo pak tension në klub. Së fundmi protagonist është bërë Angel Di Maria i cili është përfshirë në një debat me një tifoz në rrjetet sociale.
Një tifoz e ka konsideruar mercenar futbollistin argjentinas së bashku me Paredesin, e kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Di Marias që nuk i ka kursyer replikat së bashku me bashkëshorten e tij.
“Ai që nuk e meriton fanellën e Juventusit je ti. Skuadra dhe futbollistët janë 100% të bashkuar deri në fund. Kjo që ju po bëni, është se jeni duke treguar që nuk jeni me Juventusin në ditë të këqija por vetëm në ditë të mira. Gjithsesi unë po të dërgoj një përshëndetje të madhe sepse në fund jam i mirë, jo si ju”, shkruan Di Maria.
PANORAMASPORT.AL