Basketbollistja franceze Diaba Konaté është mbrojtësja më e mirë në kampionatin universitar në SHBA. Por ajo nuk mund të luajë në vendin e saj, as me kombëtaren në Lojërat Olimpike, për shkak të shamisë që mban në kokë.
Diaba Konaté u zgjodh mbrojtësja më e mirë e sezonit të kaluar në basketbollin universitar në konferencën Big West në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin e saj të fundit në Universitein e Kalifornisë, ajo pati mesatarisht 7.5 pikë, 2.4 topa të zotëruar në tabelë dhe 3.7 asist për ndeshje.
Konaté, e lindur dhe rritur në Paris, ka përqindje të lartë shënimi me gjuajtjet e lira dhe është e aftë të fitojë shumë topa. E vetmja gjë që nuk mundet të bëjë është të luajë basketboll në vendin e saj, përfshirë edhe pjesëmarrjen me kombëtaren franceze në Lojërat Olimpike të Parisit.
E gjitha kjo për shkak se mban shami në kokë. Fderata Ndërkombëatre e Basketbollit më 2017 rrëzoi ndalimin global të shamive që përdorin një pjesë e sportisteve myslimane. Por Federata Franceze e Basketbollit nuk ndoqi të njëjtën linjë, duke zgjedhur të aplikonte ligjet e vendit për sekularizmin, të cilat ndalojnë mbajtjen e simboleve apo veshjeve që shprehin përkatësi fetare në shkollat puiblike dhe dhe institucioen të tjera të lidhura me shtetin.
Sportiste si Konate thonë se kjo ka pasur efekt negativ në karrierën e tyre në basketboll. Aktivistët thonë se ndalimi i shamisë në Francë nuk është thejsht diskriminues.
Ai u ndalon grave dhe vajzave myslimane pjesëmarrjen në sporte, për argëtim apo profesion, dhe ky përjashtim mund të ndikojë negativisht në jetën e tyre, përfshirë shpëndetin mendor dhe fizik.