Wednesday, 13. May 2026
Sport

Dihen skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës në futsall 

GS 07/12/2023 1 Min. Lesezeit

Janë zhvilluar ndeshjet e çerekfinale të Kupës së Kosovës në futsall.

Edhe ky rreth solli rezultate të pritura, ku tutje kaluan skuadrat favorite, të cilat realizuan fitore bindëse. Prishtina 01,

Drenica, Liqeni dhe Mabetex Prishtina do të luajnë në gjysmëfinale, ndeshje të cilat janë paraparë të zhvillohen me sistem vajtje ardhje në datat 24 shkurt dhe 2 mars të vitit të ardhshëm.

Rezultatet

Prishtina 01 – Vjosa 5:1
Drenasi – Drenica 1:4
Fidacom – Liqeni 2:4
Prishtina – Mabetex Pr 2:5

Teilen: